Pas spektaklit të Champions League, skenën e marrin dy kompeticionet e rradhës, Europa League dhe Conference League. Mbrëmja do të nisë në orën 18:45 ku do të luhet një ndeshje në çdo kompeticion.
Në Europa League do të përsëritet finalja e Air Albanias mes Feyenoord dhe Romës ku hollandezët janë betuar për hakmarrje por “ujqërit” e Mourinhos duan suksesin e dytë europian. Në Conference ndeshja e parë është mes Gent dhe Ëest Ham ku anglezët janë favorit edhe për trofeun e madh.
Në orën 21:00 do të luhen edhe 6 sfidat e tjera. Europa League ka aromë Championsi me “bigët” Juventus e Manchester United që do të përballen me Sporting e Sevilla. Dy sfida të forta por si italianët edhe anglezët nuk shohin sukses tjetër veç trofeut në fund. Ndeshja tjetër është mes Leverkusen dhe Royale Union.
Në Conference League, 3 sfidat janë Anderlech – AZ Alkmaar, Basel – Nice më e forta në letër dhe Lech Poznan kundër pretendentëve të trofeut, Fiorentina.
Europa League: