E përditshmja franceze "France Football" ka bërë një parashikimi se kush mund të jenë katër futbollistët në garë për "Topin e Artë". Sipas saj Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Antonio Griezmann dhe Toni Kroos janë kandidatët kryesorë për të fituar trofeun më të madh për futbollistët. Por siç shihet surpriza e këtij parashikimi është lënia jashtë gare e të përhershmit Leo Messi, i cili ka fituar pesë herë këtë çmim. Humbja e asaj penalltie në finalen e Copa America, ka bërë që "pleshti" i Barcelonës të jetë në qendër të kritikave, aq sa ai deklaroi që do të largohej nga përfaqësuesja e Argjentinës.
Poll