Momente të tmerrshme për ish-kampionin e botës Valentino Rossi gjatë stërvitjes së ''Motocross''.
''Legjenda'' e Moto Gp u rrëzua nga motorri dhe ka thyer këmbën e djathtë në dy vende, duke i dhënë lamtumirën Botërorit, ku renditej në vendin e katërt të klasifikimit të përgjithshëm, me 26 pikë më pak sesa kryesuesi Andrea Dovizioso.
Bëhet fjalë për këmbën e djathtë, atë që Rossi e dëmtoi edhe në vitin 2010 në Muxhelo.
Rossi e praktikon ''Motocrossin'' me motorrat e njohur si ''karkalec'', thjesht për hobi ndërsa garon në kompeticionin tjetër, atë të ''Moto Gp''.
Poll