Leksionet e marrë nga Suedia besohet se i kanë shërbyer tepër ekipit kombëtar të basketbollit për femra, që pasditen e sotme do të sfidojë Luksenburgur në kuadër të Kampionatit Europian për kategorinë U-16.
Vajzat kuqezi kërkojnë që të shmangin rënien me një kategori më poshtë në këtë edicion, teksa qëndrojnë në vendin e fundit të Divizionit B me 1 pikë pas një humbje.
Ky turne po mbahet aktualisht në Shkup, teksa dueli mes vajzat kuqezi dhe atyre luksenburgase do të nis nga ora 16:30. Kujtojmë që ndaj suedezeve, Shqipëria u mposht me shifrat e thella, 100-46.

Poll