
Duket se emri I Gianni de Biasit do të lakohet te cilido ekip që ka nevojë për një trajner. Pas interesit të Azerbajxhanit, Armenisë dhe Frosinone, ish-strategu I kombëtares shqiptare është I lidhur ngusht me një kalim te skuadra e Seria A, Bologna, e cila pritet të heq dorë nga Filippo Inzaghi. Humbja 4-0 kundër një rivali direkt si Frosinone ka tronditur jo pak pozitat e ish-bomberit të Milanit në krye të klubit kuqeblu dhe drejtuesit kanë nisur të studiojnë alternativat për të.
Sigurisht, në këtë listë nuk kishte si të mungonte emri I shqiptarit De Biasi, I cili shihet si "gomerdare shpëtimi" për Bolognën. Gjithsesi, 62 vjeçari nuk është emri që kryeson dëshirat e kuqebluve. Sinisa Mihajlovic është shumë pranë tyre, me teknikun serb që I ka nisur kontaktet me drejtuesit nga "zemra" e Italisë që prej korrikut të vitit të shkuar. Megjithatë, fillimisht duhet të shkarkohet Inzaghi dhe më pas të fërkojmë duart të shikojmë Gianni de Biasin në Seria A.