
Titulli kampion për Barcelonën varet në duart e tyre. I këtij mendimi është edhe trajneri Ronald Koeman. Në një prononcim për mediet, trajneri i katalanasve është shprehur se skuadra e tij ka mundësinë e artë për të marrë trofeun e kampionit në shtëpi.
"Nëse fitojmë katër ndeshjet e mbetura, jemi kampionë. Ndeshja me Atleticon s'do të jetë vendimtare, por po e rëndësishme. Në këto lloj ndeshjesh, duhet të jesh i përgatitur nga ana psikologjike", ka thënë ai.
Skuadra e Barcelonës momentalisht gjendet në vendin e tretë me 74 pikë, aq sa ka edhe ekipi i Real Madrid. Në vend të parë është Atletico Madrid me 6 pikë më shumë. Kjo fundjave pritet të jetë e ethshme, pasi Barcelona përballet me Atleticon, kurse Real Madrid me Sevillën.