
Tirana nuk do të ketë në dispozicion për takimin e radhës në kampionat ndaj Kukësit futbollistin Asion Daja. Mesfushori bardheblu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 86-ë të ndeshjes së sotme me Teutën (1-1) dhe për rrjedhojë të plotësimit të numrit të kartonave të verdhë, 28-vjeçari humbet sfidën e javës së 21-ë të kampionatit ndaj Kukësit.
Megjithatë, duke parë paraqitjen e disa minutave nga Ernest Muçi, tekniku Ardian Mema mund ta aktivizojë në fushë 17-vjeçarin, i cili bëri shumë punë për bardheblutë në minutat e fundit të lojës.
Tirana i largohet akoma më shumë zonës së ftohtë të rënies nga Kategoria Superiore duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve në vendin e shtatë. Skuadra tashmë sheh përpara dhe ndaj Kukësit do të provohet forca reale e 24-herë kampionëve të Shqipërisë.