
Roma dhe Feyenoord luajnë më 25 maj ora 21:00 finalen e Conference League. Është stadiumi “Air Albania” që ka fatin të presë një ndeshje europiane të kësaj rëndësie. Përgatitjet kanë filluar tashmë në Tiranë, ku atmosfera e ndeshjes finale ndjehet.
Rrugët kryesore që të çojnë drejt stadiumit janë mbushur tashmë me shkrime që të tregojnë për kompeticionin e Conference League. Stadiumi për arsye komerciale quhet tashmë “Arena Kombëtare”, kërkesë kjo nga UEFA. Deri tani gjithçka shkon sipas planifikimit.
Bashkë me ekipet, kryeqyteti do presë dhjetra mijëra tifozë italianë dhe holandezë që do mbërrijnë ditët në vazhdim dhe veçanërisht më datë 25, kur është data e ndeshjes. Ky është rasti më i mirë për Shqipërinë, që vendi të fitojë vëmendjen e të huajve.