Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Tirana Parking "harron" emrin e stadiumit, me qëllim apo bashkia e ka ndërruar?

Shkruar nga NEWSPORT

Sheshi para stadiumit "Selman Stërmasi" është marrë nga bashkia e kryeqytetit për t'u shndërruar parking me pagesë. Nëse dikur i shërbente impiantit bardheblu, prej kohësh duhet të paguash për të pushuar automjetin tënd aty.

Para disa muajsh ky parking u mbyll duke pretenduar se në të do të kryheshin punime. Ndërsa së fundmi, Bashkia e Tiranës ka lajmëruar se parkingu është gati por duke "harruar" të përmendin stadiumin "Selman Stërmasi".

"Po kërkoni hapësirë parkimi për automjetin tuaj të shpejt dhe të sigurt?

Tirana Parking ka gjithmonë një zgjidhje për ju. Parkoni automjetin tuaj në Shesh-Parkimin Publik me Pagesë pranë Stadiumit Dinamo.

Në këtë Shesh-Parkim ofrojmë:

Shërbim 24/7
Siguri për makinën tuaj
Vend i dedikuar (PAK)
Tarifa ekonomike.
Mos harroni të ruani distançën dhe masat e sigurisë",, shkruhej në njoftimin e Tirana Parking.

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga