Futbollisti i Dinamos, Albion Marku, foli për MCN TV pas fitores ndaj Partizanit. Ish-i i ndeshjes u shpreh i lumtur për fitoren dhe formën e ekipit të tij.
“Te Dinamo nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, jemi bashkuar. Me Tiranën ishte fat për ata që na kthyen ndeshjen, ndryshie do kishim 5 fitore rradhazi. Mbrojtësi më i fortë? Duke më hequr mua, është Hadroj.
Do të kishim një 3 pikësh tjetër që do të na ndihmonte shumë. Gabime kemi bërë, jo gafa. Do mundohemi të bëjmë sa më mirë në pjesën e mbetur. Stadiumi? Kam qenë me Teutën, shpresoj të bëjmë akoma më mirë me Dinamon në këtë stadium.
Më këtë kampionat ekipet janë afër, 2 fitore të çojnë lart, 2 humbje poshtë. Ne e kemi grupin dhe asgjë nuk është e pamundur për ne”, tha Marku.