
Skuadra e Tiranës ka mbyllur sot seancën e radhës përgatitore në Antalia. Bardheblutë nën drejtimin e Mirel Josës kanë marrë ngarkesën e duhur dhe tashmë po përgatiten për t'u kthyer në Shqipëri. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare klubi i Tiranës bën me dije:
"Skuadra ka mbyllur sot diten e dhjete pergatitore ne Antalya. Bardheblute kane zhvilluar dy seanca stervitore per te marre ngarkese te plote fizike para kthimit ne Shqiperi. Paraditja ka rezervuar nje seance force ne palester ndersa pasditja e ka rikthyer ekipin ne fushe. Domgjoni dhe Turtulli jane stervitur te diferencuar nderkohe qe pjesa tjeter e skuadres ka nje forme te mire.
Gentjan Muca dhe Dorian Kerciku qe jane rikthyer me pare ne Tirane po zhvillojne terapi intensive dhe gjendja e tyre gjithashtu eshte permiresuar shume.
Neser bardheblute do te kryejne seancen e fundit stervitore gjate paradites dhe pas drekes ekipi do te rikthehet ne Shqiperi per te vijuar pergatitjet ne kompleksin stervitor 'Skender Halili' ", shkruhej në njoftimin e bardhebluve në facebook.
[gallery columns="1" size="full" ids="73972"]