
Sot,Tirana luajti kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë zhvilluan një 90 minutësh shumë të mirë, duke arritur të mposhtin kampionët e dimrit me rezultatin 2-1. Megjithatë ai që ra në sy mbrëmjen e sotme, ishte debutuesi Albi Doka. Doka është vetëm 19-vjeç, por në fushë tregoi një personalitet të një lojtari me të ardhme të madhe.
Sonte ishte debutimi i tij i parë me skuadrën Josës dhe me grintën e tij arriti të shpërblente besimin që i dha trajneri bardheblu. Doka nuk gaboi në asnjë moment, teksa në krahun e djathtë të mbrojtjes ishte i pakalueshëm. Ai shkëlqeu në çdo dyluftim, duke u kthyer në një "kockë" të fortë për sulmin kuksian. Tashmë, 24 herë kampionët e vendit, duken se kanë gjetur Kërçikun e ri, i cili në këtë rol është i pazëvendësueshëm me cilësitë që ka.