Dje, në Shqipëri ka nisur java e parë e sezonit në Basketboll. Për shkak të pandemisë së covid-19, sezoni u shty me disa muaj. Dje janë zhvilluar ndeshjet në tre kategori, atë të Superligës së meshkujve, Kategorisë së Parë për meshkuj dhe Kategorisë së Parë për femra.
Në Superligën e meshkujve, Tirana ka mposhtur me më shumë se gjysmën e pikëve Tirana Eagle Basket, ndërsa Goga Basket në Durrës ka fituar 102 – 62 me Partizanin. Ndeshja me e fortë, ajo mes Teutës dhe Vllaznisë ka përfunduar 92-80 për durrsakët në “Ramazan Njala”.
Në kategorinë e parë për meshkuj, Kamza ka mposhtur Apoloninë, Elbasani ka fituar me Skënderbeun dhe Dinamo ka marrë një fitore me vlerë ndaj Flamurtarit. Për femra, fitore kanë marrë Elbasani, Flamurtari dhe Vllaznia.
Rezultatet: