
Klubi Shumësportësh Tirana ka siguruar dje tre Kupa të Shqipërisë në volejboll dhe basketboll. Bardheblutë kanë mposhtur dy herë në finale Partizanin, ndërsa një fitore ishte kundër Vllaznisë.
Djemtë bardheblu të koshit, kanë mposhtur në pallatin e sportit "Dhimitraq Goga" skuadrën e Partizanit, duke ngritur trofeun e kampionit. Edhe skuadra e meshkujve në volejboll, ka fituar me Vllazninë në "Farka Volley", duke marrë trofeun e parë sezonal.
Sukses edhe për vajzat bardheblu në volejboll, që kanë mposhtur 3-2 me sete Partizanin në Farkë.
Poll