
Tirana vijon përgatitjet për ndeshjen e javës së gjashtë, derbin me Partizanin që luhet në 2 tetor në 19:00 në stadiumin Air Albania. Kampionët në fuqi të vendit janë pa katër anëtarë në përgatitje.
Lojtarët Visar Bekaj dhe Aldi Gjumsi janë thirrur nga Kosova dhe Shqipëria U-21, ndërsa edhe dy pjesëtarë të stafit japin kontributin me kuqezinjtë. Trajneri i portierëve, Alfred Osmani është pjesë edhe e Shqipërisë U-21, ndërsa mjeku Arzen Voci bën pjesë në stafin e ekipit A të Rejas.
Kujtojmë se deri në datën 30 shtator Superliga shqiptare do jetë pushim, me skuadrat që kanë marrë disa ditë pauze për shkak të ndeshjeve të Nations League.
Poll