
E ardhmja e Timo Werner pritet të jetë në Premier League. Sulmuesi gjerman kërkoi me ngulm nga Liverpool, por së fundmi në garë për shërbimet e tij është futur fuqishëm, Chelsea.
Sipas “Bild”, skuadra londineze në orët e fundit ka nisur negoaciatat me lojtarin dhe është gati të paguajë klauzolën e tij prej 60 milionë euro.
Werner në 40 ndeshje këtë sezon ka shënuar 31 gola dhe 12 asisste dhe Chelsea i ka ofruar një pagë prej 10 milionë euro në sezon dhe një kontratë deri në 2025. Skuadra e drejtuar nga Lampard e ka seriozisht për lojtarin e tashmë pritet një përgjigje nga sulmuesi për të nisur negociatat me Leipzig.
Poll