Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

SKANDAL/ Skënderbeu fitoi në Korçë, lojtari mik pështyhet dhe shahet nga tifozët vendas

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDAL/ Skënderbeu fitoi në Korçë, lojtari mik

Dje, Skënderbeu U-19 luajti kundër Flamurtarit U-19, ndeshje që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të vendasve. Fillimisht ishin vlonjatët ata që kaluan në avantazh me sulmuesin afrikan Ibrahim Toungara.

Pikërisht ky i fundit është sharë për gjatë gjithë takimit nga tifozët korçarë dhe në fund të ndeshjes për newsport.al bëhet e ditur që ka pasur një konflikt mes tij dhe mbështetësve bardhekuq. Madje njëri nga tifozët është afruar pranë fushës duke e pështyrë futbollistin afrikan, që ishte rrezik konstant për mbrojtjen korçare. Të njëjtat burime bëjnë me dije se futbollisti në nerva e sipër i ka thënë: "Nëse keni diçka, më gjeni në Vlorë".

Kujtojmë që ky takim është luajtur në anekset e stadiumit të Skënderbeut.

Poll

Lexo gjithashtu