“Tifozat Kuq e Zi” kanë bërë një postim në kanalet zyrtare të komunikimit ku krenohen me Lirim Zendelin. Mbështetësit e kombëtares shqiptare shprehen të lumtur me atë që piloti i Formula 2023 Pro arriti në Amerikë.
Zendeli zuri vendin e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në podium festoi me flamurin kuqezi. Për këtë ultrasit e përfaqësueses sonë shkruanin në kanalin zyrtar në facebook:
“LIRIM ZENDELI NA BËRI KRENAR
Shkupjani ynë Lirim Zendeli zuri vendin e parë në Formula 2023 USF Pro 2000 në Amerikë.
Lirimi nuk harroi as flamurin tonë kombëtar dhe nderoi gjithë shqiptarët”.
[caption id="attachment_697345" align="alignnone" width="745"] Postimi i Tifozave Kuq e Zi[/caption]
Poll