Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Tifozët e Milan në delir, Boban ndez ëndrrën e kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozët e Milan në delir, Boban ndez ëndrrën e kuqezinjve

Milan festoi këtë fundjavë 120 vjetorin e themelimit të klubit, nën një atmosferë elektrizuese. Nuk munguan figura të njohura të klubit, lojtarë, ish trajnerë dhe drejtues. Megjithëse atmosfera edhe në shkallët e stadiumit ishte e zjarrtë, kuqezinjtë nuk ia dolën të fitonin duke u ndalur në barazim pa gola ndaj Sassuolos.

Në përfudnim të ndeshjes, ka menduar drejtori teknik Zvonimir Boban që të ngrejë moralin e tifozëve. Në lidhje me transferimin e Ibrahimoviç te kuqezinjtë, ish lojtari u shpreh se është një çështje që qëndron në planet e klubit.

"Ibra mund të na ndihmojë shumë, por është një plan afatshkurtër. Do të shohim sepse kur bëhet fjalë për të është temë tjetër, por duhet të themi se nuk është më 28 vjeç. Është lojtar me karakter dhe personalitet, gjë që do ndikojë për mirë në ambientin tonë. Duhet kohë për Milanin e madh, sigurisht edhe financa për të kapur majat", mbylli fjalën e tij Boban. Duket se tifozët e Milan duhet të jenë të lumtur, pasi Ibra pëlqehet ende nga drejtueit kuqezi.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga