Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Ja çfarë më thanë dy tifozë në fushë gjatë festës”, Orges Shehi tregon të ardhmen: Me qetësi dhe dashuri...

Shkruar nga NEWSPORT
“Ja çfarë më thanë dy tifozë në fushë

Tirana siguroi titullin e 26-të kampion në sfidën derbi me Partizanin të shtunën, pas fitores 1-2 në “Elbasan Arena”. Kjo ndeshje historike ishte e veçantë për Orges Shehin, që fitoi titullin e parë si trajner. Festa ishte e madhe në fushë dhe Shehi tregoi një pjesë e bisedës me dy prej tifozëve. Më pas ndër të tjera ai foli dhe për të ardhmen duke treguar se do flasin me Presidentin e Tiranës.

“Është një sezon shumë i mirë, sepse kur merr frytet e gjithë punës dhe dominon kampionatin, është një kënaqësi e madhe, pavarësisht se nuk kemi bërë ndonjë festë të ekzagjeruar. Kam marrë shumë mesazhe, por dua të veçoj mesazhin e dy tifozëve, të cilët erdhën në fushë dhe më thanë: më fal, sepse nuk kemi besuar tek ti”.

Ndeshja derbi - “Në derbi nuk ishim në 100% tonë, edhe mungesat që kishim ishin me peshë. Pas ndeshjes me Teutën skuadra ishte shumë e ngarkuar. Provuam me dy module, nuk funksionoi. Nrdyshuam dhe arritëm të shënojmë. Morëm masa, Skuka na hapi punë, arritëm të fitojmë dhe ishte mënyra më e mirë për të festuar titullin”.

Momentet e fillimit - “Kur shkon në një klub të madh, jo të gjithë janë dakord. Unë jam një trajner i ri dhe jam koshient me këtë. Ishte një sfidë për mua dhe stafin tim për të bërë më të mirën. Kur e bën skuadrën sipas dëshirës tënde, kur fiton javë pas jave, sigurisht që merr besim. Kemi patur dhe moment jo, por kemi ditur të reagojmë. Momentet më të rëndësishme ishin dy ndeshjet derbi. Më pas ishte Kukësi dhe Laçi, të cilat na u afruan shumë”.

Nervozizmi pas ndeshjes me Teutën – “As vet nuk po e shpjegonim, sepse pas pjesës së parë ishim në avantazh, kishim mundësinë ta dërgonim ndeshjen aty ku donim. Vinim pas dy humbjeve dhe kur morëm golin e barazimit u çorientuam. Dua të them se harmonia nuk na ka munguar, e kemi patur gjithmonë. Asnjëherë nuk kemi kërkuar fajtor”.

E ardhmja e Shehit – “Nuk mendoj se duhet të nxitohemi. Sigurisht që nuk jemi si më përpara, tani të gjithë jemi kampionë. Kemi kohën e duhur, me qetësi dhe dashuri siç thotë presidenti ynë, do e zgjidhim me qetësi në ditët në vazhdim. Nuk e shikoj ndonjë problem të madh bisedimin për rinovimin. Do kemi shumë kohë në dispozicion për të biseduar. Ishte një periudhë që po diskutoheshin kontratat e lojtarëve, ishte ultimatum im që të mos diskutohej më për këtë, sepse çorientoheshin lojtarët. Kërkova që pas fitimit të titullit të diskutohej për këtë”.

Një destinacion i ri për Shehin? “Në punën tonë, sot jemi këtu dhe nesër jemi atje. Por dua të theksoj se projekti i Tiranës nuk ka mbaruar. Do të ulemi e do të diskutojmë dhe do të vendosim në ditët në vazhdim për disa detaje që nuk kanë ndonjë peshë të madhe”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga