
Tifozat Kuqezi kanë bërë sot apel nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, ku kërkojnë ndihmë për grumbullimin e 40 mijë eurove për kurimin e britanikut Jon Harrison, që vuan nga kanceri.
Harrison ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kosharë dhe për këtë arsye, Tifozat Kuqezi kanë bërë apel për ndihmë, për të bërë të mundur grumbullimin e kësaj shume pasi aq kushton trajtimi dhe shërimi i sëmundjes së rëndë që vuan britanikut Jon Harrison.
Njoftimi në faqen zyrtare
Te nderuar shqiptarë
"Ishte viti 1999, kur një pjesë e atdheut tonë ishte në flakë dhe krahas ndihmë sonë nga brenda na duheshe edhe ndihmë nga çdo njeri vullnet mirë dhe që e donte lirinë nga çdo cep i globit. Njëri nga ta që la komoditetin e Britanisë së madhe dhe u rreshtua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Koshare, ishte edhe britaniku Jon Harrison i cili pa ndonjë lidhje gjaku me shqiptarët ishte i gatshëm të sakrifikoj edhe veten e tij që ne sot ta gëzojmë lirinë. Ky burrë që dje ishte i gatshëm të flijoj veten për ne, sot është në shtratin e vdekjes për shkak të një shifre rreth 40 mijë euro, shumë kjo aq sa i kushton trajtimi dhe shërimi i kancerit. Pra, ju lutemi të gjithë juve që keni mundësinë edhe vullnetin e mirë, ta ndihmojmë Jonin tonë. Më poshtë i keni edhe mundësitë e pagesës. Ju faleminderit paraprakisht për çdo kontribut".
[gallery columns="1" size="full" ids="73411"]
[gallery columns="1" size="full" ids="73410"]