Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gazetari i njohur, tifoz i TIRANËS, ia thotë "copë" Shpëtim DUROS: Na e fale ndeshjen me Shkurtajn

Shkruar nga NEWSPORT
Gazetari i njohur, tifoz i TIRANËS, ia thotë "copë"

Humbja e Kukësit 2-1 me Tiranën, vijon të diskutohet edhe një javë pas. Mbrëmjen e djeshme, gazetari i njohur, Bledian Koka theksoi se triumfi i bardhebluve erdhi falë gabimit të Shpëtim Duros.

I vetëdeklaruar tifoz bardheblu, ai vuri në dukje faktin se largimi i Vasil Shkurtajt nga fusha për Bruno Lulajn, i solli rrjedhshmëri në lojë Tiranës duke ia bërë më të lehtë fitoren.

"Me gjithë respektin që kam për Shpëtim Duron, sepse është trajner me eksperiencë mendoj se ndërrimi i Vasil Shkurtajt, na e bëri më të lehtë fitoren. Ai hoqi një sulmues që ishte rrezik konstant për mbrojtësit e Tiranës dhe futi në lojë Lulajn. Po mos ta kishte bërë atë ndërrim, Tirana vështirë se do të fitonte", u shpreh në panelin e emisionit "Pressing" Koka.

Poll

Lexo gjithashtu