Marcus Thuram pritet të largohet nga Borussia Monchengladbach gjatë merkatos së janarit, pasi për lojtarin kanë shfaqur interes klubet e mëdha, të cilat janë të gatshme të derdhin arkat për të transferuar francezin.
E ardhmja e tij pritet të jetë mes Bayern Munich, Inter, Paris Saint-Germain dhe Manchester United janë klubet e interesuara për 25-vjeçarin.
Dhe, sipas “Bild”, Thuram vetëm në këto klube e sheh veten në planin afatgjatë. Kësisoj, ai është gati për të nënshkruar me vetëm njërin prej klubeve të interesuara gjatë janarit.
Ndryshe, sulmuesi do të qëndrojë në Borussia Monchengladbach deri në verë për t’u larguar pastaj si lojtar i lirë. Marcus Thuram me klubin gjerman ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2023.