Futbollistët e Lazios kanë marrë dozën e parë të vaksinimit ndaj Covid-19.
Pjesë e saj ka qënë edhe futbollisti i kombëtares shqiptare dhe kryeqytetasve, Thomas Strakosha.
26-vjeçari ka pranuar të marrë vaksinën, duke iu bindur kështu masave të reja dhe thirrjeve të qeverisë italiane. Strakosha pritet të jetë titullarë në sezonin e ri te Lazio, me Sarrin që ka besim te talenti i tij.
"Lazio ndjeu nevojën për të dërguar një sinjal dhe për të dhënë shembullin e detyrës qytetare, duke respektuar rregullat dhe mbi të gjitha shëndetin e atletëve tanë dhe të atyre që janë në kontakt me skuadrën dhe stafin. Askush nuk e ka refuzuar thirrjen, me përjashtim të 5 pjesëtarëve që e kanë marrë dozën e parë" tha presidenti Lotito për televizionin e klubit.
Kujtojmë që pjesë e Lazio është edhe futbollisti tjetër i kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, por edhe ai i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
