
Carlo Ancelotti e ka nisur mjaft mirë aventurën te Everton. Dy fitore në dy ndeshje tregojnë që ''dora'' e trajnerit italian po ndihet. Gjatë ndeshjes së fundit në kampionat, tifozët e Everton thërrisnin në kor: ''Carlo fantastik, Carlo madhështor''. Ardhja në stol e një emri të tillë ka entuziazmuar tej mase tifozët, që tani nga objektivi mbijetesë kërkojnë të kalojnë në europë.
Nëse do ia dalin apo jo, mbetet të shihet. ''Timonieri'' i Everton ka një kontigjent të pasur lojtarësh, e në këtë pjesë Ancelotti nuk mund të ankohet.
Poll