Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ultras "Guerrils" festojnë 9 vjetorin e themelimit: Sakrificë, pasion e përkushtim, pjesa tjetër mbetet ta shkruajmë së bashku (MESAZHI)

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e sotme tifo grupi "Ultras Guerrils" festojnë 9-vjetorin e krijimit të tyre. Një grup tifozësh e krijuar për të mbështetur skuadrën e zemrës së tyre Partizanin. Nga Kategoria e Dytë e deri në Superligë, ata kanë qenë të pranishëm në çdo stadium në Shqipëri. Tashmë skuadra e tyre ndodhet në vendin e parë në Kategorinë Superiore dhe janë pranë titullit kampion. Një titull që mungon prej më shumë 26 vitesh. Me anë të një postimi në faqen e tyre në Facebook, "Guerrilast" shprehen :

07.03.2010

9 vjet

Sakrificë pasion e përkushtim ! Asgjë nga euforia, gjithçka vetëm nga pasioni e dashuria për klubin Partizani. Baneri i këtij grupimi e ka shoqëruar pa u ndalur kurrë për gjithë këto vite. Bashkë kemi kaluar nëpër shumë kategori, sfida e peripeci. Mijëra kilometra, qindra flamuj, dhjetra këngë e vetem një pasion.

E gjithë pjesa tjetër mbetet ta shkruajmë së bashku, rrugë e gjatë na pret përpara ...

Dje, sot, përjetë Ultras Guerrils

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga