Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Teuta “ringjallet” në fazën e tretë, durrsakët “kërcënojnë” Dinamon me... formën

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta “ringjallet” në fazën e tretë, durrsakët

Teuta fitoi 3 me 0 ndaj Erzenit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Durrsakët marrin kështu vendin e tetë në renditje, që mbahej nga Erzeni.

Kanë mbetur dhe 10 ndeshje për t’u luajtur. Ringjallja e Teutës ka ardhur pikërisht në fazën e tretë. Përgjatë 5 ndeshjeve të fundit kanë grumbulluar 10 pikë, ndërsa vetëm Vllaznia dhe Skënderbeu kanë bërë më mirë.

Takimi i radhës në kampionatin shqiptar është me Dinamon. Forma që po kalojnë “djemtë e detit” është ajo që mund të frikësojë kundërshtarët. Dhe pse Dinamo konsiderohet pritës, ndeshja do luhet në “Niko Dovana”.

Kështu në shtëpinë tyre, Teuta do jetë me e motivuar për të shkuar drejt një rezultati pozitiv. Aktualisht Dinamo numëron 8 pikë më shumë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga