Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Teuta “blindon” portën, në Austri shkon dhe Lamellari

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta “blindon” portën, në Austri shkon dhe Lamellari

Nuk do të ketë vetëm largime nga “Djemtë e Detit”, por drejtuesit i kanë afrimet me “pikatore”, por edhe larg në kohë nga njëri-tjetri. Për ndeshjet e Europa League drejtuesit kanë nisur të bëjnë merkato kryesisht brenda vendit, ku kanë marrë Markun nga Flamurtari dhe Raboshtën nga Kastrioti. Ndërsa një tjetër ish-lojtar i Kastriotit është bashkuar me ta në Austri. Bëhet fjalë për portierin Daniel Lamellari. Ky i fundit ka mbrojtur fanellën e Dinamos, Sopotit, Laçit e së fundmi Kastriotit. Ndërsa është bërë pjesë zyrtare e Teutës, por nuk dihet nëse do të jetë vetëm për ndeshjet e Europës apo edhe të kampionatit.

Serbi - Tarik Cmajcanin është mesfushori që është bashkuar me Teutën ditën e djeshme. Ky i fundit është 22-vjeç dhe ka luajtur në disa kampionate në botë. Ai u bashkohet durrsakëve pas aventurës me Mika Aschtarak në Armeni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga