
Supersfida e javës në Champions League nuk kishte si të ishte tjetër përveç asaj të Bayern Munich – Barcelona. Allianz Arena do të rrëmbejë vëmendjen e botës së futbollit mbrëmjen e sotme në orën 21:00. Barcelona ka shumë për të provuar. Testi i së vërtetës është për Barcelonën të cilët prekën pikën më të ulët pikërisht përballë bavarezëve në humbjen 8-2 para 2 vitesh.
Lojtarët katalanas janë “betuar” për hakmarrje me Araujo që u shpreh në konferencën për shtyp se nuk e zinte gjumi për këtë ditë. Barcelona ka gjithashtu edhe një tabu për të thyer me blaugranat që nuk kanë dalë asnjëherë me fitore nga Mynih. Ironia e fatit është se Barcelona për të synuar këtë hakmarrje, hedh në vijën e parë të sulmit pikërisht ish-lojtarin më të mirë të bavarezëve, Robert Lewandowskin ose ndryshe Lewangoalski, do të thoshte Thomas Muller.