
Ka disa ditë që përflitet për kalimin e mbrojtësit të Kombëtares Mërgim Mavraj nga Këlni drejt Hamburgut. Së fundmi është zyrtarizuar, pasi mbrojtësi ka zhvilluar testet mjekësore. të cilat i ka kaluar me sukses. Pritet që lajmërimi për kalimin e Mavrajt nga Këlni drejt klubit gjerman të Hamburgut të bëhet nga java që vjen.
Kanë qenë drejtuesit klubit të Hamburgut që kanë kërkuar me ngulm mbrojtësin në ekip dhe ky i fundit parë detajet e kontratës për të rënë më pas dakord.
Por lajmi për largimin e Mavrajt ka qenë një surprizë për futbollistët e Këlnit, të cilët janë shprehur: “E mësuam transferimin atëherë kur e morën vesh të gjithë të tjerët. Mërgimi nuk ka folur shumë rreth kësaj gjëje me askënd. Mavraj ishte kthyer në një lojtar kyç në vitin e tij të tretë këtu. Ky vit ka qenë shumë i mirë për të”, deklaroi mbrojtësi Dominic Maroh.
Për shërbimet e Mavrajt, Hamburgu do të paguajë 1.8 milionë euro, ndërsa kontrata e mbrojtësit do të jetë deri në vitin 2019.