Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tërmeti tragjik u “shuajti” ëndërrat, gjenden të pajetë edhe katër volejbollistet e tjera

Shkruar nga NEWSPORT
Tërmeti tragjik u “shuajti” ëndërrat, gjenden të

Tërmeti që goditi Turqinë ka marrë me mijëra jetë njerëzisht, mes tyre edhe shumë sportistë. Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Turqia, bëhet e ditur se janë nxjerrë nga rrënojat edhe 4 volejbollistet e mbetura, të cilat fatkeqësisht të pajeta.

Kryeministri i Qipros Veriore njoftoi se trupat e pajetë të gjithsej 16 personave, anëtarë të ekipeve të volejbollit të të rinjve për meshkuj dhe femra, u gjetën në rrënojat e hotelit "Isijas" në bulevardin Adiaman Ataturk pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Ekipet e volejbollit të meshkujve dhe femrave të Kolegjit “Famagusta”, që kishte në përbërje 39 anëtarë, kanë qëndruar në hotelin shtatëkatësh, i cili u shemb nga tërmeti.

Fatkeqësisht, 16 prej tyre vdiqën, pasi së fundmi u gjetën edhe katër trupa të tjerë.

"Ne gjetëm trupat e katër fëmijëve të tjerë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit që u kryen në rrënojat e hotelit Isias. Me këto humbje, numri i viktimave në Adijaman u rrit në 16", thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë në fillim të kësaj jave vranë më shumë se 20 mijë persona dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga