Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tërbuni vizionar, furnizimi me talente vjen nga Shkodra

Shkruar nga NEWSPORT
Tërbuni vizionar, furnizimi me talente vjen nga Shkodra

Tërbuni veç formës së mirë që po kalon, synon që të punoj intensivisht për të ardhmen. Drejtori i klubit Viktor Gjoni ka lidhur marrëveshjen me akdeminë e futbollit Shpresa në qytetin e Shkodrës. Tërbuni aktualisht ndodhet në vendin e 3 të renditjes së Kategorisë së Parë, me pikë të barabarta me Korabin dhe Dinamon.

Tërbuni veç vizionit që ka për të ardhmen synon të vijoj me rezultatet pozitive. Pukjanët janë të fokusuar te takimi me Apoloninë ditën e shtunë në orën 15:00. Synohet fitorja për të vijuar ecurinë pa humbje dhe të pretendohet ngjitja në Superligë.

Njoftimi i Tërbunit: 

"Klub Futboll TËRBUNI PUKË  ka arritur marrveshjen me akademinë e futbollit “Shpresa” ku talentat më të mirë të kësaj akademie do të kalojnë tek ekipi ynë! Akademia ”Shpresa” ka si drejtues kryesor Ardit Mani, trajnerin e mirënjohur të moshave të futbollit në Shkodër ku ka gjetur dhe “gjuhen” e përbashkët me drejtorin teknik të klubit tonë, Viktor Gjoni. Po ashtu Mani, ka edhe rolin e video-analistit tek ekipi ynë ku tashmë ka një marrëveshje të re pasi Mani ka rinovuar marrëveshjen me pukajnët. Ai do jetë pjesë e Tërbunit edhe për 2 sezone të tjera, duke vijuar kështu projektin e skuadrës.

Dy ngjyra një emër TËRBUN, të kam në zemër "

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga