Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Tenton t’i bjerë murit me kokë”, Stefa: Broja jeton me 2 golat kundër Hungarisë

Shkruar nga NEWSPORT
“Tenton t’i bjerë murit me kokë”, Stefa: Broja jeton

Kombëtarja shqiptare humbi 1-2 në Izrael për Ligën e Kombeve. Në ndeshjen e pestë të ligës B, kuqezinjtë e Rejas “i dhuruan” tri pikët kundërshtarëve edhe falë dy gafave të Hysaj dhe Mihaj.

Pjesa e parë është mbyllur e bardhë, me Brojën që kishte dy raste të arta por pa shfrytëzuar. Nisja e së dytës ka parë vendasit të na ndëshkojnë me Ueissman pas vetëm 20 sekondave.

Futja e Uzunit bëri që kuqezinjtë të kishin tjetër rritëm, me beratasin që në të 88 barazoi ndeshjen me një perlë. Dueli u vendos nga gafa e Mihaj në minutat shtesë, me Barido që shënoi për 2-1.

Në “Kuqezi” për këtë ndeshje ka folur edhe gazetari Gjergji Stefa, që ka vendosur theksin te egoizmi i Brojës.

“Broja jeton me famën e dy golave që i bëri Hungarisë, këtu nuk ka të pazëvendësueshëm. Broja tregoi egoizëm, deri në atë sportiv edhe justifikohet. Ai është sulmues, presim të bëjë gola. Nëse nuk e bën ka kontribuar negativisht. Broja tenton t’i bjerë murit me kokë”, tha Stefa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga