Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tension në Kategorinë e Parë, forcat e policisë "zaptojnë" fushën

Shkruar nga NEWSPORT
Tension në Kategorinë e Parë, forcat e policisë

Kategoria e Parë e futbollit ka mbyllur dje javën e dhjetë. Në ndeshjen mes Ilirisë dhe Turbinës, luajtur në Fushë-Krujë, kanë qenë vendasit që kanë triumfuar me rezultatin minimal 1-0. Një gol i Pashës në minutën e 12 ka mjaftuar për Ilirinë, që ka vuajtur gjatë gjithë kohës presionin e Turbinës.

Në fund të pjesës së parë, teksa ekipet po iu drejtoheshin dhomave të zhveshjes, ka menduar shefi i klubit të Turbinës që të tensiononte situatën. Ëngjëll Belshi iu vërsul katërshes së arbitrave me kryesor Yzeirajn, duke pretenduar për gjykim tendecioz kundër tyre. Në këtë moment kanë ndërhyrë forcat e rendit, duke vendosur në normalitet situatën. Të shumta janë rastet kur ndodhin incidente në futbollin tonë, duke qenë zyrtarët e klubeve protagonistët kryesorë.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga