
Sot është një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme për Shqipërinë dhe Poloninë në kuadër të luftës për kualifikimin në Euro 2024. Ata do të sfidojnë njëra - tjetrën në ‘Air Albania’, sonte në orën 20:45 në një ndeshje përcaktuese për fatet e Grupit E.
Situata në kampin kuqezi është si kurrë më parë, atmosferë fantastike, grup i bashkuar dhe tifozët në përkrahje të çdo lojtari. Mirëpo, nuk mund të thuhet e njëjta për anën polake. Sipas gazetarit polak, Tomasz Wlodarczyk, presidenti i Federatës së Polonisë, Cezary Kulesza, ka patur një përballje ‘kokë më kokë’ me trajnerin Fernando Santo në ambientet e hotelit ku po qëndron kombëtarja.
Dyshja po ‘lufton me njëri-tjetrin’ dhe shkarkimi i teknikut portugez është në horizont. Një disfatë ndaj Shqipërisë do ta bënte të sigurtë këtë.