
Cori Gauff shihet si një nga talentet më të mëdhaja të tenisit botëror nga specialistët por ajo ka bërë një surprizë që nuk pritej nga askush. Në turneun e femrave të Wimbledon 15-vjeçarja ka mposhtur as më shumë e as më pak se 5 herë fituesen e ketij kompeticioni amerikanen, Venus Williams. Numri 313 i botës nuk ka patur shumë vështirësi dhe ka fituar 2 me 0 me sete (6-4 6-4).
Pas fitores ajo ka thenë se është shumë e emocionuar. "Është hera e parë që qaj pas një fitoreje. Nuk di ta shpjegoj si ndihem", përfundoi adoleshentja, që më parë kishtë pranuar se Venus dhe motra e saj Serena kanë qenë modele për të.
Poll