
Novak Djokovic e ka filluar me fitore turneun e Wimbeldon, ku kërkon mbrojtjen e titullit të vitit të kaluar. Në raundin e parë a i mposhti gjermanin Philipp Kohlschreiber, pa shumë vështirësi 3-0 me sete (6-3 7-5 6-3). Kujtojmë se në këtë turne serbi vjen si numri një i botës dhe i turneut.
Në turin tjetër ai do të luajë me amerikanin Denis Kudla i cili nga ana e tij mundi tunizianin Malek Jaziri. 32- vjeçari do të kërkojë të fitojë në Londër Grand Slami-n e 16-të në karrierë.
Poll