
Manchester United u mposht nga Bayern Munich me shifrat 3-4. Ky takim ishte i vlefshëm për sfidën e parë në fazën e grupeve të Champions League.
Një humbje që trajneri i “djajve” nuk e bën dramatike. Erik Ten Hag është shfaqur i zhgënjyer as sfidës, pork a theskuar se djemtë e tij treguan karakter, ppasi i shkuan shumë afër barazimit.
“I zhgënjyer për faktin se i shënuam 3 gola një ekipi të shkëlqyer si Bajerni në transfertë dhe nuk arritëm të dilnim qoftë edhe me barazimin. Shënimi i golit në fillim të pjesës së dytë dhe ruajtja e rezultatit për disa minuta mund të kishte ndryshuar perceptimin e lojë nga ekipi ynë, por nuk ia dolëm dhe ata shënuan nëpërmjet penalltisë. Kemi kaluar një javë jo të lehtë dhe mund të marrim diçka pozitive prej Mynihut”, ka theksuar timonieri holandez.