Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ten Hag flet për largimin nga United: Janë thashetheme, të gjithë besojnë tek unë

Shkruar nga NEWSPORT
Ten Hag flet për largimin nga United: Janë thashetheme, të

Manchester United nuk po kalon një moment të mirë këtë sezon në Premier League, me “Djajtë” që aktualisht mbajnë vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit. Janë plot 8 ikë larg vendit të 4-të që mbahet nga Aston Villa, pozicion ky që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.

Për shkak të paraqitjes së anglezve, stoli i Erik ten Hag është “lëkundur” , me mediat britanike që bëjnë të ditur se në fund të sezonit mund të largohet nga “Old Trafford”. Në lidhje me zërat rreth të ardhmes së tij ka folur vetë holandezi, i cili ka theksuar se nuk shqetësohet aspak nga thashethemet, pasi ka kontratë me United për 3 sezone.

Në këtë mënyrë Ten Hag hedh poshtë mundësinë e shkarkimit të tij dhe për këtë ai është shumë i qetë. Sipas tij drejtuesit besojnë te puna e tij dhe në këtë mënyrë do të vazhdojë të jetë në krye të "Djajve".

“Kam një kontratë të vlefshme edhe për tre sezone, kështu që nuk shqetësohem për thashethemet. Unë kam pasur disa biseda me Sir Jim Ratcliffe, si dhe me Sir Dave Brailsford dhe të tjerët në grup, kështu që e di për çfarë po flasim dhe kam një bindje të madhe dhe ndjej se ata besojnë në mua.

 Unë i kuptoj kritikat kur nuk fitojmë dhe ato kritika po vijnë. Disa mendime janë të vërteta, por të tjerat nuk janë të vërteta. E rëndësishme është e vërteta që kemi këtu. Është e vërteta jonë”, përfundoi ish-timonieri i Ajax.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga