Manchester City arriti të merrte një barazim të vlefshëm ndaj Dortmund, duke u kualifikuar për në fazën e 1/16-tave. City kishte mundësinë e artë për të dalë me 3 pikë nga ky takim, por ishte gardiani Kobel i cili ndali në minutën e 58’ penalltinë e Mahrez.
Guardiola ishte i shqetësuar për shkak të ngarkesës së madhe që kishte ekipi i tij. “Sfida me Brighton na konsumoi shumë, udhëtimi ishte një kosto ekstra. Në fund morëm atë që donim pasi arritëm të kualifikohemi. Haaland dhe Cancelon i zëvendësova pas pjesë së parë pasi ato nuk ndiheshin mirë, para ndeshjes kishin ethe dhe pak temperaturë, gjë që i shqetësoi dhe gjatë ndeshjes”, përfundoi Guardiola.
Poll