Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

TELUSHI: Në pjesën e dytë e menduam ndeshjen e fituar, ju tregoj pse nuk reagova në derbi ndaj tifozëve të Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
TELUSHI: Në pjesën e dytë e menduam ndeshjen e fituar, ju tregoj

Partizani mori një fitore 2-1 ndaj Vllaznisë në “Arenën e Demave”. Një fitore e rëndësishme për demat. Një nga protagonistët e kësaj sfide ishte edhe Bruno Telushi, i cili për “Oversport” do të deklaronte se:

Pakënaqësia e trajnerit për pjesën e dytë? Jam dakort me trajnerin se e menduam ndeshjen e fituar. Pësuam një gol dhe na u bë e vështirë. Por në fund jemi të kënaqur që morën 3 pikët.

Duhe të flasim të gjithë dhe të marrim përgjegjësitë. Lufta për titulin do të jetë deri në fund. Ne si Partizan do të luajmë gjithçka për gjithçka deri në fund.

Tifozët e Tiranës hedhën sende drejt jush dhe ju nuk reaguar, gjest prej një kapiteni të vërtetë…

Unë mundohem  të bëj më të mirën. Unë mbaj shiritin e kapitenit dhe nuk më lejohet të nxis trazirat. Janë gjeste normale në futboll dhe duhet ti kalojmë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga