Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Te Partizani janë supersticiozë, nuk ndryshojnë asgjë në Sllovaki

Shkruar nga NEWSPORT
Te Partizani janë supersticiozë, nuk ndryshojnë asgjë

Të kuqtë luajnë nesër ndeshjen e kthimit me Slovan Bratislavën në Senicë dhe për t’u kualifikuar u duhet të shënojnë patjetër, duke synuar përveç fitores edhe barazimin me gola. Një mision i vështirë, por jo i pamundur. Situata në lidhje me grupin e lojtrarëve mbetet e njëjtë dhe trajneri Adolfo Sormani, i prezantuar vetëm pak ditë më parë në krye të Partizanit, ka menduar t’i qëndrojë besnik formacionit të ndeshjes së parë në “Elbasan Arena”. Kështu, në portë është i padiskutueshëm kapiteni Hoxha, në mbrojtje luajnë Arapi dhe Krasniqi në qendër, ndërsa në krahë Ibrahimi dhe Kalari. Përpara mbrojtjes luan kosovari Ramadani dhe para tij në mesfushë është katërshja e përbërë nga Batha, Trashi, Torrasa dhe Vila. Në majë të sulmit do të jetë sërish titullar Realdo Fili. Ekuban e nis nga stoli.

Partizani luajti mirë në ndeshjen e parë dhe pati raste shënimi, por nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës.  Për këtë arsye, të kuqtë i besojnë të njëjtit formacion, por gjithçka varet edhe nga mënyra si do të luajë kundërshtari, që në Elbasan ndoshta nuk u impenjua maksimalisht.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga