Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Të ndara në dy ditë dhe orare të ndryshme, ja kur luhen sfidat e kthimit në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Të ndara në dy ditë dhe orare të ndryshme, ja kur luhen

Pas mbylljes së javës së 19-të të Abissnet Superiore, futbolli shqiptar do të rikthehet të luhet në mesjavë, por këtë herë për Kupën e Shqipërisë. 4 sfidat e kthimit në çerekfinalen e Kupës do të luhen të ndara në dy ditë dhe do të nisin ditën e mërkurë. Teuta-Skënderbeu do të luhet në orën 16:45 në “Elbasan Arena”, ndërsa takimi i parë është mbyllur me fitoren 1-0 për durrsakët. Të enjte do të luhen 3 takimet e tjera të cilat janë planifikuar në 3 orare të ndryshme.

Në orën 13:45 do të luhet Laçi-Egnatia me sfidën e parë që është mbyllur në barazim 1-1. Në orën 16:45, në Shkodër, Vllaznia vendase do të presë Flamurtarin, ndërsa sfida e luajtur në Vlorë është mbyllur me fitoren 2-1 për shkodranët. Takimi i fundit për fazën çerekfinale do të mbyllet me derbin Partizani-Dinamo. Ndeshja e parë mes dy skuadrave është mbyllur në barazim 1-1, ndërsa në orën 19:45 në “Air Albania” do të vendoset se cili ekip do të kalojë në raundin tjetër.

Ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës:

E mërkurë:

Ora 16:45

Teuta-Skënderbeu (1-0)

E enjte:

Laçi-Egnatia (1-1) Ora 13:45

Vllaznia-Flamurtari (2-1) Ora 16:45

Partizani-Dinamo (1-1) Ora 19:45

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga