
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta , foli për Sky pas fitores 3-2 ndaj Manchester United:
“Emocione të mëdha, shumë pasion dhe shumë cilësi. Të ishe në gjendje të luash kështu gjatë gjithë ndeshjes dhe të përmbysësh ndeshjen kundër një ekipi të tillë ishte e pabesueshme. Në planin mendor dhe emocional ishim të qetë dhe të vendosur, duke i menaxhuar mirë momentet e ndryshme të ndeshjes.
Kemi bërë të njëjtat gjëra, kemi besuar gjithmonë në të dhe në fund kemi arritur të fitojmë. Në shumë raste topi nuk hynte, por ne besuam dhe në fund shënuam. Titulli? Kemi kundërshtarë që janë mësuar të fitojnë më shumë se ne, është ende shumë larg”.-tha trajneri.
Poll