
Si duket, "Këpuca e Artë" e Superiores do të jetë një duel mes të huajve, pasi këta të fundit kanë qenë golashënuesit më të mirë për këtë fazë të parë të kampionatit.
Jashtë kësaj liste nuk mbeten as lojtarët vendas si Taku, Salihi, Shkodra apo edhe Emini, të cilët edhe pse kanë më pak gola se Pejiç dhe Ekuban janë "kërcënim" për ta.
Deri më tani, pretendentët kryesorë për fitimin e "Këpucës së Artë" të Superiores janë Pejiç i Kukësit dhe Ekuban i Partizanit që kanë zhvilluar një sezon mjaft të mirë. Pero Pejiç deri tani ka shënuar plot 11 gola, duke kryesuar i vetëm listën e golashënuesve. Ky i fundit ndiqet Kaleb Ekuban, që ka shënuar 9 gola deri tani. Më pas vjen Afrim Taku i Tiranës që ka shënuar 7 gola deri tani, i ndjekur pas nga sulmuesi i Luftëtarit Rexhinaldo, që ka shënuar deri tani 6 gola.
Duke parë se numri i lojtarëve të huaj që janë pretendentë për "Këpucën e Artë" të Superiores është më i lartë, kjo vë në lëvizje pjesën tjetër të futbollistëve vendas për të dhënë gjithçka në fushën e lojës, për të mos lënë këtë çmim të fitohet nga një i huaj.