
Gjashtë gola në 15 ndeshje janë shifra fantastike për një sulmues të ri si Rey Manaj. 21 vjeçari po shkëlqen te Albacete duke tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të rëndësishme Evropiane. Krahas Hanoverit dhe Stuttgartit, orët e fundit në skenë janë shfaqur edhe dy ekipe të tjera.
Behet fjalë për gjigandët spanjoll, Valencia dhe Sevilla, që brenda 48 orëve të fundit pritet të lëvizin në drejtim të bomberit kuqezi.
Merkato e janarit mbyllet të enjten, ndaj të gjithë kandidatët nuk kanë kohë për të humbur nëse realisht dëshirojnë të transferojnë 21-vjecarin, por nga ana tjetër duket e vështirë që drejtuesit e Albacete të heqin dorë prej sulmuesit shqiptarë në mes të sezonit.
Poll