
Ernest Muçi bëri në hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa nga Legia u transferua te Besiktas. Ish-lojtari i Tiranës u prit me shumë entuziazëm nga tifozët turq dhe tashmë për të ka shumë pritshmëri.
Ditën e sotme Besiktas do të zbresë në fushë për të luajtur ndeshjen e javës së 26-të në kampinat dhe tashmë të gjithë tifozët shqiptarë janë “sy e veshë” na Turqia. 22-vjeçari është grumbulluar nga trajneri i skuadrës turke dhe do të jetë i gatshëm për duelin me Konyaspor, takim që do të luhet në orën 18:00 në “Tupras Stadium”.
Madje sipas mediave turke bëhet me dije se ka shumë gjasa që Muçi ta nisë na minuta e parë këtë sfidë së bashku me Milot Rashicën. Mbetet të presim formacionet zyrtare për të mësuar nëse Muçi do të jetë në 11-tëshen titullare apo jo.