Armando Broja ishte i grumbulluar për ndeshjen e Kombëtares kundër Çekisë, e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Skuadra jonë përfaqësuese arriti të fitonte me rezultatin 3-0 në një sfidë që pati spektakël dhe emocione të jashtëzakonshme. Sulmuesi shtatlarti nuk ishte në listën e lojtarëve që Sylvinho përzgjodhi për këtë takim për shkak dëmtimi.
Teksa të gjithë kishin zgjedhur të ishin të pranishëm për të parë nga afër ndeshjen, me sa duket Broja nuk ka preferuar kështu. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon se ka zgjedhur t’i shohë 90 minutat nga televizori.
Nuk dihet se pse sulmuesi i Chelsea-it nuk ka qenë në stadium, megjithatë duhet përmendur fakti se lojtarë të tjerë si Ismajli i dëmtuar ishin pranë djemve kuqezi në misionin e tyre, fitoren. Kujtojmë që tashmë Shqipëria gjendet në vendin e parë të Grupit E me 13 pikë, thuajse të kualifikuar drejt EURO 2024.
[caption id="attachment_709271" align="alignnone" width="742"] Postimi i Armando Brojës[/caption]