Klubi shumësportesh i Teutës krenohet me arritjen e skuadrës së moshave në basketboll për meshkuj dhe femra.
Përmes një postimi në kanalin zyrtar, klubi durrsak tregon arritjen e ekipeve zinxhire. Të gjitha skuadrat janë në luftë për titullin kampion e për këtë në kanalin zyrtar të "Djemve të Detit" shkruhej:
"Edhe pse Kampionati Kombetar per te rritur prej disa ditesh ka perfunduar, kampionatet e moshave kane arritur ne fazat finale te tyre. Te gjithe ekipet e Akademise tone po shkelqejne ne kampionatet perkatese duke nxjerre ne dukje punen shumevjeçare te trajnereve te perkushtuar. Djemte e U18 te drejtuar nga Besi Dervishaj dhe ata te U16 te drejtuar nga Ferdi Hila ndodhen ne vendin e pare ne grupet e tyre perkatese.
Nderkohe vajzat e U16 te drejtuara nga Ondis Prifti jane kualifikuar ne Final 4 duke u pozicionuar ne vendin e dyte. Te gjitha ekipet e moshave po luftojne per nje titull kampion sivjet, gje qe tregon se basketbolli durrsak po rritet ne nivel dhe kjo fale punes se te gjithe stafit te Akademise dhe Shoqates tone. Shpresojme qe Titulli Kampion ne Superlige te pasohet me suksese te njepasnjeshme nga djemte dhe vajzat e reja te Akademise tone. Ju urojme shume suksese!", thuhej në njoftimin zyrtar të durrsakëve.
