
Ivan Rakitiç, lojtari i Barcelonës, përpara ndeshjes së nesërme në Champions League ndaj Liverpool është shprehur në konferencën e zakonshme për mediat është shprehur ndër të tjera, se nesër kanë dëshirë të fitojnë 5-0.
"Nesër objektivi jonë i madh është të fitojmë. Ideale do të ishte të fitonim me rezultatin 5-0, por e kuptoj se do të jetë e komplikuar të ndodh diçka e tillë. Duhet të shënojmë dhe të qendrojmë të ekuilibruar, duke tentuar që të mos pësojmë gol", është shprehur kroati.
Tashmë mbetet për t'u parë nëse katalanasit do arrijnë ta bëjnë diçka të tillë, duke marrë një fitore kaq të madhe përballë skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp.
Poll